Kulturë|

👉6 maj 1910 – 6 maj 2020

110 vjetori i lindjes së mjeshtrit të këngës polifonike gjirokastrite.

110 vjetori i lindjes së artistit të madh të polifonisë Xhevat Avdalli, përkon me dy festa të rëndësishme të qytetit tonë ; 15-vjetorin e marrjes në mbrojtje nga UNESKO dhe 10-vjetorin e shpalljes së Iso – Polifonisë shqiptare, vlerë të trashëgimisë gojore të njerëzimit.
I lidhur pazgjidhshmërisht me qytetin e lindjes, Xhevati në moshën 18 vjeçare ishte korifeu i grupit të parë polifonik që e memorizoi këtë këngë në një disk, 92 vjet më parë.
Kënga e bukur labe rrugëtoi me të 60 vjet, nga viti 1928 e deri në vitin 1988, ku u desh të linte spitalin për të kënduar në Festivalin Folklorik Kombëtar. Nga duart e këtij këngëtari virtuoz u ngrit flamuri i Festivalit të parë FFK në vitin 1968. 110 vjetori i lindjes së legjendës së këngës polifonike gjirokastrite, përkon edhe me shpalljen nga ana e Qeverisë Shqiptare të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar, Gjirokastra 2020.
👉Bashkia Gjirokastër në vlerësim të vlerave të trashëgimisë së saj kulturore dhe individëve më përfaqësues në mbartjen e tyre, ideoi projektin : Një këngë për këngëtarin.
Ajo zgjodhi që 110 vjetorin e lindjes së këtij artisti të rrallë, ta memorizojë përmes klipit të një kënge labe, të cilës ai i kushtoi tërë jetën. Aq sa, shpesh herë ngrihet pyetja : Fitoi Xhevati nga kënga, apo kënga nga Xhevati ? Por sa më shumë vite kalojnë të gjithë po bindemi se Xhevati ishte kënga, dhe kënga ishte Xhevati. Ai dhe ajo identifikojnë ende njeri – tjetrin. Është kjo arsyeja që në portën e shtëpisë së tij të jetës, Bashkia zgjodhi të trokiste me këngën dhe kostumin e bukur popullor. Për mjeshtrin e këngës, u zgjodh të këndonte po një mjeshtër, Arjan Shehu dhe grupi Ergjëria.
Për herë të parë Bashkia e Gjirokastrës e falënderon në një mënyrë krejt të veçantë këngëtarin që i dha shpirtin këngës së popullit.👏🙏

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window